“Aliu i pathye.shëm”, “Ali Kadriu refuzon paratë e Qeverisë, kërkon siguri”, “Spektakël në oborrin e Ali Kadriut”, këto ishin titujt e ballinave në mediat kosovare në vitin 2008, kur ai nuk u lejua të futet në shtëpinë e tij nga fo r cat specile të UNMIK-ut. U ar r e stua e u maIItretua. Por rezistoi.
Një trim mjekërbardhë si ai, fitoi në Iuften tij. Sot ai ka ndërtuar dy kulla me vlerë të madhe në lagjen “Kroi i Vitakut” në Veri të Mitrovicës dhe qëndron në to, pavarësisht se atij iu ofruan mbi 1 milionë euro për t’i shitur.
Aliu nuk s’mbrapset. Pavarësisht rrezikut të shtuar në Veri të Mitrovicës ai edhe sot nuk pranon t’i lëshoj kullat e tij.
“Situate e fundit është pak e tensionuar. Mirëpo siguria është deri diku nuk është krejt por deri diku po. Sido që të bëhet ne nuk dalim nga këtu nuk kemi ku të shkojmë prej ktuhit në tokë teme jam ne vend temin jam jam. Njet se kam me dal nga këtu”, deklaroi ai.