Mëngjesi nuk ka nisur mirë për Luizin. ‘Lui’ siç thirret me përkëdheli nga Kiara, ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr. Teksa qëndron i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qan për një kohë të gjatë.
Ai ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë derisa komentuesit thonë për nënën.
Nuk dihet nëse nëna ishte arsyeja se përse Lui nisi ditën e sotme duke qarë e jo me energji, siç jemi mësuar ta shohim. Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.
Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luit një takim apo telefonatë me të afërmit e zemrës.