Opozita oscilon në mes të hipokrizisë dhe tradhtisë

Çfarë po ndodhë në Kosovën tonë?! Ndryshe thonë e ndryshe veprojnë. Janë brenda vorbullës së hipokrizisë dhe të tradhtisë. Tashmë, disa syresh i hoqën maskat. Thoshin se çështja e Asociacionit i përket vetëm Qeverisë. Ndërkohë, nga Amerika folën në vetën e parë: Të themelohet Asociacioni për komunat me shumicë serbe”, duke dobësuar rezistencën, pothuajse, gjithë popullorë, që ka bindjen se një Asociacion monoetnik, është një “Republika Srpska”, është bosnjizim, i cili e bënë Kosovën shtet rakitik, jofunksional, bllokues. Pra, e parathotë ndarjen e nesërme të veriut të Kosovës. Dhe, tradhtia s`ka brirë!

Shefi i AAK na ka thënë se e ka mbyllë çështjen me drejtësinë?! Por, me veprimet, siç thoshte Kurti “Amelika- Amelika”, po dëshmon se ai nuk i ka mbyllë telashet me drejtësinë dhe vazhdon të jetë i shantazhuar dhe aq më pak me shqiptarët. Këtë hall e kanë edhe disa të tjerë, që marrin pafajësinë te Komani në Gjakovë e festojnë me kallashë!

Eksponentët e PAN-it, me SHIK-un e tyre kr imi nal, rezultojnë të jenë të një mendje, me shefin e tyre, Hashimin, i cili edhe pse e quante “Asociacionin kancer të Kosovës”, ai lobonte, madje me pagesë për ndarjen e Kosovës. Ai ishte i shantazhuari i shumëfishtë, nga Serbia dhe dhëndurët e saj në Francë e gjetkë. Dhe, e kishim lutur Hashimin të lirohet nga postet, për të shpëtuar nga shantazhimi me dosje v rasta re, ashtu siç e kemi lutur edhe Isa Mustafën, ta lërë kryesimin e LDK-së, për ta hequr qafe SHIK-un v ra sës e zullumqar.

Deklarimet e eksponentëve të PAN-it, si Ndërmarrje e Përbashkët Kri mi nale, një gjetje e qëlluar e kryeprokurorit amerikan të Speciales, Xhack Smith, dëshmojnë për kapjen e tyre, për kr i met serike v ras tare e hajnore, të gatshëm, për të pranuar gjithçka në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë. Ata krejt të çakorduar e konfuzë, pranojnë Asociacionin, por mohojnë Kornizën franko-gjermane. Mjafton të jenë të kundërt me Kurtin, i cili refuzon Asociacionin dhe pranon, pjesërisht, Kornizën, duke dhënë edhe 6 (gjashtë) vërejtjet fillestare.

Shumë i përfoluri për kolaborim me armiqtë e Kosovës, qofshin të huaj apo vendorë, vite me radhë, ishte dhe mbeti zëdhënës i Serbisë, i gardës komuniste të Tiranës, Hashimit, dreqit dhe të birit. Ramë Buja me shokët SHIK-as të PAN-it, i cili e vulos se “për 800 mijë vjetë veriu i Kosovës ka humbur!” Disa ambasadorë lobues, shefa të Integrimit, tellallë si Molliqaj me shokë; vegla e PDK, Valon Murati, Pacolli, horrakët “analistë” të televizioneve të pushtuara nga PAN-i dhe e gjithë llumhanja sahanlëpirëse kundra-kombëtare.

Së fundi, ka shkëlqyer në opozitarizëm edhe një ish-ministër i LDK-së, i cili, së bashku me një kryeministër të AAK-së, janë mëshiruar me votat serbe, për qeverisjen e tyre. Jo me kot thonë: “E mira shpërblehet me të mira”. Andaj, janë gati të kontribuojnë me aprovim për Asociacionin! Ish-shefi i tij, dikur kryeministër, së fundi, u dha sinjal për votim klanorëve të tij deputetë se “marrëveshjet që unë i nënshkruaj, i zbatoj”.

Dhe, përgjigjën e pati të gatshme, ish vartësi i tij. Nga “Zëri i Amerikës” deklaroi: “Nuk ka modele tjera, modeli është shkruar dhe nënshkruar dhe duhet zbatuar!” Vërtet, a mendon kështu edhe udhëheqja, premtuese e reformave në LDK-e?! Nëse jo, duhet të distancohet nga kolegu deputet. Përndryshe, zhgënjimi do të ishte shqetësues.