Kurti për pjesën e Asociacionit në plan: Thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë

Në emisionin “Opinion” me Bledi Fevziun, i ftuar është sonte kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është pyetur për Asociacionin.

Sipas Kurtit, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit.

Fevziu: Problemi që mbetet është ai i asociaconeve?

Propozimi është i bazuar në koncepte demokratike shumë të mira. Serbia në një farë mënyrë nuk pendohet për krimet e luftës. Është shtuar pjesa që do të trajtohet dhe ajo. Ka nevoj për sqarime të tjera. Propozimi bazë thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë. Është marrë paragrafi që i referohet pakicë kombëtare, por nuk ka pakicë vetëm në njërin shtet. Nuk është futur në detaje, gjithsej janë vetëm dy faqe.

Fevziu: Çfarë ju tremb te Asociacioni?

Është një marrëveshje që është nënshkruan në Bruksel para 10 vitesh dhe bën ndarjen në baza etnike. Asosacioni i komunave bëhet niveli i tretë i pushtetit. Bëhet një lloj entiteti që ka lidhje me Serbinë dhe komunat bëhen shtet brenda shtetit.

Fevziu: Sa asoscaione ju krijohen?

Kemi gjithsej 10 komuna, i bie çereku i territorit të Kosovës. Serbët në Kosovë janë 4%. Çfarë dëshiron është që të marrë më shumë territor të të drejtave. Serbia nuk dëshiron më shumë të drejta për serbët, por të materializojë këto të drejta. Qëllimi i Beogradit është i qartë, cenimi i integritetit territorial dhe defunksionalizim të shtetit.