Gjendet diten e sotme e pa jete nen rrenoja aktorja e njohur turke bashk me vajzen e saj

TURQI- Lajm i trishtë nga Turqia. Emel Atici, një nga aktoret e telenovelave turke është gjetur e vdekur nën rrënijat e tërmetit tragjik në Turqi bashkë me vajzën e saj, Püryan. Mediat turke shkruajnë se nënë e bijë e gjetën pas një jave gërmimesh nën rrënojat e shtëpisë së tyre.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores me vlerë të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Për Emel Aici dhe vajzën e saj të dashur, për të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmeti,

Zoti shpreh ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën e agjencisë me të cilën aktorja kishte lidhur kontratë për xhirimet e serialeve.

Një tjetër aktore që është zhdukur prej një jave dhe që dyshohet se ndodhur gjithashtu poshtë rrënojave, është Cansu Dere, ylli i seriali ‘Ezel’.