Opinion nga Ramiz Lladrovci
Ku do të ishte Kosova po të mos nënshkruhej Rambujeja, ku do të ishim të mos transformohej UÇK-ja në TMK, ku do të ishim të mos e pranonim Pakon e Ahtisarit, ku do të ishim të mos shpallej Pavarësia, ku do të ishim të mos e kishim aleancën me Amerikën dhe BE-në në kthesat historike të popullit tonë në dekadat e fundit.
Ku do të ishte Kosova po të dëgjohej Bajdeni, si zëvendës president, edhe me praninë fizike u përpoq të kthente në binar një Kuvend në korrik të vitit 2016. Kush jep përgjegjësi për vonesat e heqjes së reciprocitetit, ndërsa sot na mbulojnë mallrat e Serbisë, kush jep përgjegjësi për letërnjoftimet ilegale, për vonesat rreth targave.
Kush jep përgjegjësi për vonesat me vite të Kosovës?
Sa unë kuptoj në politikë, tashmë, edhe aleatët i kemi lodhur. Status-quoja, dihet kujt i ka shkuar për shtati. Mendësia e “dorëzimit” e “mosdorëzimit”, është pasqyrim i vërtetë i një mendësie që raportet me miq e aleat i kthen në fjalor e gjendje lufte, pa asnjë nevojë. Kush ishte kush, në këto tri dekada të fundit dihen nga veprat.
Fati ynë dhe i Republikës së Kosovës është se vendimi për çlirimin e saj, nuk ishte në duart e do “politikanëve” që jetojnë nga fjalët!