Kelmendi pasi Haxhiu i tha prokurorit “dorëzohu”- Duhet të merren valixhet dhe iket nga ky vend!

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i ka kërkuar prokurorit të dorëzohet për çështjen ku e njëjta akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ka reaguar gazetari, Adriatik Kelmendi.

Kelmendi përmes një reagimi në Facebook ka thënë se “çfarë ndodh nëse një ministër në proces gjyqësor i thotë një prokurori dorëzohu dhe ai vërtet dorëzohet?”

Tutje Kelmendi thotë se pas kësaj që ka ndodhur sot duhet të merren valixhet dhe iket nga ky vend, raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë:

Çka ndodh nëse një ministër në proces gjyqësor i thotë një prokurori dorëzohu dhe ai vërtet dorëzohet?Duhet marrë valixhet dhe ikur nga ai vend.

E kemi për borxh ta ruajmë këtë vend.Duke e ruajtur demokracinë!