Albin kur darkoni me Lajçakun, kujtoni qytetarët që iu keni thënë “Zajednica nuk kalon”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti me këtë rast i ka kërkuar opozitës që zëshëm t’i shpalosin kërkesat e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Kur ta takoni Escobarin, thuajani përpara, mendomëni mua dhe thuajani atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.

Çitaku tha se edhe Kurti kur të darkojë me Lajçakun, le të paramendon që i ka përballë qytetarët që e kanë votuar për ta kundërshtuar Zajednicën.