Nëna e ushqeu nën rrënoja, pas 55 orësh shpëtohet fëmija 1 vjeç e gjysmë në Turqi

Pas tërmeteve të së hënës populli i Turqisë po kalon një prej momenteve më të vështira në historinë e tij. Aktualisht janë konfirmuar mbi 10 mijë viktima, ndërsa me mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, në një gjendje kaq të rëndë ka dhe lajme të mira dhe shprese. Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e godinës së shembur nga tërmeti pas 55 orësh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dëgjuan zëra në një pallat të shembur në Kahramanmaraş dhe vepruan menjëherë për të arritur te personat që ishin ende gjallë.

Ata hapën një tunel dhe arritën të nxjerrin nga aty Masalin e vogël, i cili ishte pranë nënës së tij Yeliz Kıraççakalı, 23-vjeçe, e cila ende nuk është bërë e mundur të nxirret nga rrënojat.

Mediat në Turqi raportojnë se 23-vjeçarja ka thënë se e kam mbajtur në jetë fëmijë