Ekipi shqiptar i ndihmës bën mrekullinë në Turqi, nxjerr të gjallë nga gërmadhat 4-vjeçaren

Forcat e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, të cilat kanë arritur në Turqi ditën e sotme, duket se kanë bërë mrekullinë. Ata kanë nxjerrë nga gërmadhat një vajzë 4-vjeçe.

Mjekja Aroxhena Mara, Shefi i Shtabit të FA, Arben Kingji dhe mjeku Ekton Reso kanë treguar se puna e tyre është shumë e vështirë, por që po mundohen të japin më të mirën.

Ata kanë qenë në detyrë edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, por sipas tyre çdo operacion është krejtësisht i ndryshëm.

“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan ulërimat e saj. E shpëtuam pas 31 orësh”, tregojnë ata.“Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e forcave turke e nxorrëm nga rrënojat”, kanë rrëfyer mes të tjerash.

E teksa Turqia po përballet me momente dramatike, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj. Gjendja e emergjencës ështën vendosur në 10 godina, të cilat janë goditur nga tërmeti shkatërrimtar. “Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë.

Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin. Në radhë të parë, ne kemi ndarë 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse”, ka thënë Erdogan