Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se e pranon propozimin evropian, i njohur si plani franko-gjerman.
Ajo ka shkruar se Kurti e ka pranuar me një anglishte “tepër të çuditshme” këtë plan.
Përderisa në Facebook nuk ka shënuar asgjë Kurti, sipas Çitakut, këtë e ka bërë pasi që aty ka militantët.
“Kryeministri e kish pranu marrëveshjen vetëm në Twitter, dhe në një anglishte tepër të çuditshme. Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë”, ka shkruar Çitaku.
Në anglisht, Çitaku ka shënuar se po ndjehet në konfuzion me veprimet e Kurtit.
Kurti deklaroi se e pranon propozimin, pas një dreke pune që pati sot me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.