Polici pezullohet pasi doli se kishte marrëďhënie me njërën nga vajzat që rraħën 17-vjeçaren

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka pezulluar një efektiv policie në Fier.

 

Arsyeja e pezullimit është fakti se efektivi kishte hyrë në një marrëdhënie me njërën prej autoreve që dhunuan fizikisht 17-vjeçaren në Fier, raporton A2cnn.

Ngjarja e dhunës u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje.

 

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.