Avokati, Tomë Gashi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me Asociacionin.
Ai përmes një postimi në Facebook, pretendon se Kryeministri Kurti përsëri “ia nguli Vuçiqit” sa i përket qëndrimit të tij për Asociacionin.
“Bravo Albin. Prap ja nguli Vuqkos!”, ka shkruar Gashi.
Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.
“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.