“Vëllai i madh” i ka vënë banorët në një sfidë të vështirë ditën e djeshme, që kishte të bënte me rezistencën e secilit banor.
Në oborr ishte vendosur një strukturë me 13 llamba, poshtë të cilave ndodheshin 13 butona.
Secili prej banorëve duhet të mbante shtypur butonin e tij për aq gjatë sa të mundej e në momentin që e lëshonte, skualifikohej nga loja dhe humbiste mundësinë për të fituar €2500.
Kjo bëri që banorët mos të kryenin dot nevojat e tyre personale, ndaj Luizi dhe Maestro vendosën të uronin duke u mbuluar me batanije në oborr, pa hequr dorë nga loja.
Mirëpo kjo solli një revoltë tek një pjesë e banorëve dhe e publikut, të cilët e quajtën këtë veprim si një gjest të pahijshëm.
Mesa duket të njëjtin mendim kanë ndarë edhe drejtuesit e Teatrit të operas dhe baletit.
Pas gjestit të djeshëm të Maestros, u vu re se ata e hoqën nga ndjekësit në Instagram tenorin.
Kujtojmë se edhe Kiara me Amosin u revoltuan shumë me këtë veprim të Luizit dhe Maestros, ndaj mes tyre pati një debat të ashpër.
Amosi u shpreh se është shumë e turpshme që një artist të urinojë përpara miliona shqiptarëve, ndërsa Kiara iu drejtua Luizit me tone zhgënjyese tek i tha se ai është i aftë të bëjë gjithçka për lojë.