Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ku po thuhet se Qeveria mund të rrëzohet për shkak të Asociacionit.
Ai ka thënë se këta që po shpresojnë rrëzimin, janë duke i fërkuar duart që ti nxejnë para se të fillojnë të vjedhin.
Bajqinovci të gjitha këto i ka quajtur ëndrra.
‘’Keqardhje për gjithë ata që duke shpresuar që rrëzohet Qeveria, po i fërkojnë duart për t’i nxehur e që të vjedhin. Mos shihni ëndrra!’’, ka shkruar deputeti në një postim në Facebook.