Spahiu ofendon Qosjen: Po gënjen paskrupullt 87-vjeçari, duke iu vardisur Edi Ramës

Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar një intervistë të Rexhep Qosjes, shkrimtarit të njohur shqiptar.

Z. Spahiu, me një gjuhë të ashpër, e ka cilësuar z. Qosjen si gënjështar. Madje, për Spahiun Qosja po gënjen në mënyrë të paskrupullt.

E gjithë kjo gjuhë e ashpër e z. Spahiut vjen për shkak të një deklarimi të Qosjes rreth Edi Ramës, kryeminsitër i Shqipërisë. Në shkrimin e tij, Spahiu përmend edhe moshën e shtyrë të Qosjes e duke e akuzuar se po i vardiset Ramës.

“Shihni se si gënjen paskrupullt 87 vjeçari Rexhep Qosja duke iu vardisur Edi Ramës . Thotë se asnjë shqiptar para Edi Ramës nuk ka folur në Beograd për pavarësinë e Kosovës etj!!!!” – theksoi ai.