Ish deputetja Lama: “Shamia arabe” përfaqëson mohim të identitetit kombëtar shqiptar

Në debatin për shaminë është përfshirë edhe ish-deputetja e LDK-së, njëherit ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
Kjo e fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në lidhje me shaminë, duhet të dihen dy fakte sipas saj.

Ajo thotë se “shamia arabe” përfaqëson diskriminimin e grave dhe nënshtrimin e tyre.

Lama shton më tej se shamia përfaqëson mohim të identitetit kombëtar shqiptar.