Anulohet vendimi i Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka anuluar vendimin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e Fadil Kodrës si drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent.

Po ashtu, MPB obligohet që t’ia kompensojë Kodrës të gjithas pagat e parealizuara nga dita e shkarkimit, më 14 tetor deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi.

Kurti më 14 tetor e kishte shkarkuar Kodrën për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale.

Vendimi i KPMShCK-së
Kujtojmë që ministri Sveçla në korrik të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta lirojë Kodrën nga detyra ushtruesit të drejtorit të AME-s, mirëpo më pas u detyrua ta kthejë atë në punë.