“Pse po rren more burr”, Hajdari i kundërpërgjigjet Muratit që tha se veteranët i kushtojnë shtetit 80 milionë euro

Enver Hajdari nga OVL e UÇK-së ka quajtur gënjeshar ministrin e Financave, Hekuran Murati. Murati ka thënë sot se 80 milionë euro në vit sillen pagesat për veteranët.

“Duhet të behet një pastrim i listave, fillimisht për shkak të historisë sonë për t’i trajtuar drejtë ata që njëmend kanë luftuar, duhet të bëhet diferencimi”, është shprehur Murati.

Hajdari thotë se ajo shifër është e pasaktë.

“Ku e murr ky ministër këtë shifër. Pse more burr po rren. Më falni në shprehje. Le ta bëjmë një llogaritje të thjeshtë. 80 milionëshi. Ndaj familjet e dëshmorëve dhe invalidët, sa i takon për 12 shumëzoj. Sa del për një veteran të luftës. Nuk del kjo shifër. E ka shumë gabim. Nuk del”, tha ai në emisionin Pressing në T7