Banorja e BBA, Kejvina Kthella e ka pranuar që ka goditur Luizin me shuplakë dhe nuk është penduar fare. Ngjarja ka ndodhur gjatë Prime-it të kaluara.
Në televizion sigurisht nuk u dha asgjë dhe vetëm tani janë publikuar pamjet nëpër rrjetet sociale, shkruan Insajderi.
Nga pamjet shihej se ajo e godet jo njëherë po dy herë.
Ndaj kësaj ka reaguar Olti Curri i cili është opinionist në BVV Kosova.
Ai ka ironizuar përmes videove me të. Po ashtu ai edhe ka thumbuar modelen për dhunën që ka ushtruar.
“Dhuna është streha e fundit të njerëzve të pazot”, shkroi ai.