Analisti, Dukagjin Gorani, ka thënë se pushtetet po ndryshojnë por problemet e njëjta po mbesin.
Teksa fliste për të rolin e të bërit opozitë në Kosovë, Gorani në Pressing të T7 ka thënë se opozita duhet të ofrojë zgjidhje.
“Mediat shtrojnë pyetje dhe problematizojnë çështje, opozita duhet të ofrojë zgjidhje. Nuk duhet opozita ta marrë rolin e mediave”, ka thënë Gorani.
Ai po ashtu ka thënë se edhe VV-ja nuk ka ofruar zgjidhje, por thotë se kjo nuk ka qenë mirë dhe nuk është mirë as për opozitë e tashmë nëse nuk ofron ide për zgjidhjen e problemeve.
“Po ndryshohen pushtetet, por problemet po mbesin”, thotë Gorani.
Gorani po ashtu ka shtuar se secila parti ka pasur konfrontime të gjeneratave.