Gropë e “frikshme” e hapur në një prej rrugëve të Prishtinës

Problemet infrastrukturore në Prishtinë janë të shumta.
Por padyshim se këto probleme dëmet më të mëdha po ua shkaktojnë vetë qytetarëve të cilët duhet të kalojnë nëpër rrugë shpesh herë krejtësisht të prishura.

Një gropë e madhe është hapur edhe në rrugën “Jasan Remniku” në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Kjo gropë është aq e madhe saqë duket frikësuese po të kalosh afër saj.

Për më tepër pamjet tregojnë saktësisht gjendjen e rrugës në këtë anë./Lajmi.net/