Limaj, Lushtaku,Grabovci e njerëz tjerë të PDK-së, mblidhen në konakun e Ardian Kastratit, ja pse janë bërë bashkë

Se njerëzit e PDK-së, bashkë me Fatmir Limajn dhe Sami Lushtakun po përgatisin diҫka, këtë po e dëshmojnë ҫdo ditë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ata po bëjnë të ditur se po mbledhen bashkë, ndërsa në mesin e tyre është edhe Fatmir Limaj, ish partiaku i tyre, tani lideri i Nismës Socialdemokrate.

Kësaj radhe, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Ramë Buja e njerëz të tjerë të PDK-së janë mbledhur në shtëpinë e Ardian Kastratit.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Adem Grabovci.Madje ai tregon se ҫfarë i bën bashkë këta njerëz.

“Me vëllezërit nga lufta dhe paqja, në konakun e Ardian Kastratit. UÇK NA BASHKON”, shkruan ai.

Lexo të radhësKurti: Dyfishuam buxhetin për ushtrinë, në vitin 2023 rritje edhe për 20%Imeri: Shpresoj se të hënën Vitia do na jap një vlerë të përafërt të koeficientit.