Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka folur për raportet që kishte ky i fundit, me Albin Kurtin, pretendent aktual për Kryeministër të Kosovës.
Meqë aktualisht LDK e VV po negociojnë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, Adnan Merovci ka përmendur raportet mes Rugovës dhe Kurtit, duke kujtuar një nga momentet kur kishte shfaqur dëshirë ta takonte Presidentin Ibrahim Rugova.
”Ibrahim Rugova, për një arsye dhe tjetër, ka qenë dhe mbetet i zhveshur nga të gjitha atributet tjera, madje ish dashur edhe populli në aspektin moral ta pranojë se ka qenë një dijetar”.
”Ibrahim Rugova vërejtjet i ka shprehur kudo që i kishte. Albin Kurti ka qenë student”.
”E kam pritur për tu takuar me Ibrahim Rugovën, patën dashtë me hy me zor, Albin Kurti pat thënë: ‘’jo me zor nuk hy se është i zënë njeri’’.
”Insistojshin me hy në takim. Ata donin ta takonin dhe të merrnin mendim për çështjen e demonstratave”.
Por cili ka qenë atëbotë, mendimi i presidentit Ibrahim Rugova, ndaj Albin Kurtit?
”Mendim në nivel të lartë, superlativ. Ibrahim Rugova në paraqitjet publike kurrë s’ka folur për njerëz. Ai nuk është marrë me këto çështje dhe me njerëz”.