Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të audio- incizimit të Insajderit, në bazë të cilit dyshohet se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji është përfshirë në një aferë ryshfeti.
Molliqaj ka thënë se Veliji duhet të shkarkohet, derisa shton se “Almiri nuk është i vetëm”.
“Zëvendësministri, Almir Veliji duhet të shkarkohet, por aty duket se ka grupe të përfshira. Almiri nuk është i vetëm. Dikah e paskan orientuar energjinë. Tash u pa kah”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/watch/?v=714398030306965
Skandali skandalin nuk po e pret.
Ministria e Zhvillimit Rajonal paska marrë zhvillim të hovshëm. Ryshfet andej, bileta e tri palë kostume, këpucë e kravata këndej.
Asgjë më ndryshe nuk pritet nga politikanët që moralizojnë tërë ditën e bëjnë ujdi me Serbinë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë.
Ky rast do të mund të trajtohej si rast për gjykatë e jo shembull për qeverisjen sikur partia në pushtet mos ta krijonte ilizionin ndër vite qe “s’jemi të varfër por jemi të vjedhur”.
Zëvendësministri, Almir Veliji duhet të shkarkohet, por aty duket se ka grupe të përfshira. Almiri nuk është i vetëm. Dikah e paskan orientuar energjinë. Tash u pa kah.