Një kamion i rrethit të “Chicago Park” rrëshqiti në Liqenin e Miçiganit gjatë kohës kur po shpërndante kripën për të shkrirë akullin në rrugë.
Kamioni, sipas medieve ndërkombëtare, rrëshqiti në shtegun e biçikletave rreth orës shtatë të mëngjesit dhe përfundoi në ujë. Dy burrat që ishin në kamion dolën pa ndonjë lëndim, sipas autoriteteve. Këto janë pamjet që ka siguruar mediumi ABC7.