Ky është momenti i çuditshëm kur një majmun filloi të kontrollonte në flokët e një oficeri policie për morra në veri të Indisë.
Incidenti, i cili u filmua të martën, ndodhi në qytetin Pilibhit në Uttar Pradesh.
Pavarësisht se ky majmun kurioz hidhet mbi kokën e tij duke gërmuar me shumë mundësi për ndonjë gjë për të ngrënë është e habitshme se si oficeri i policisë qëndron fare pa u bezdisur dhe sillet sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke vazhduar të shkruajë në qetësi të plotë.
Dëshmitarët thanë që majmuni mbërriti në komisariat dje në mëngjes dhe nuk pranoi të linte zonën e rajonit.
Oficeri, Shrikant Dvivedi i lejoi majmunit të ulet tek ai për rreth 20 minuta.
Kur majmuni u mërzit, ai kërceu në supin e oficerit dhe ngjiti një pemë jashtë stacionit të policisë.