Presidenca suedeze ka konfirmuar gjatë ditës së hënë se ka nisur konsultime me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut. Kjo, duket ta ketë nervozuar eurodeputeten franceze, Dominique Bilde.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë një foto ku me shkronja të mëdha shkruan “JO ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS NË BE”.
Të njëjtës foto, ajo i ka bashkëngjitur një mbishkrim, duke thënë se “janë kundër çdo anëtarësimi të ri në BE”.