Falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjendet i riu nga Tepelena, Albido Beta, i cili kishte humbur kontaktet 11 dhjetorin e vitit të shkuar. Pas denoncimit që nëna bëri në program, më në fund 23-vjeçari vendos të thyhej heshtjen duke u bërë i gjallë për familjarët.
Ai u largua nga shtëpia e gjyshes në fshatin Vasjar të Tepelenës, për të ardhur në kryeqytet, por aty humbi gjurmët. Telefoni i tij rezultoi i fikur dhe kjo vuri në lëvizje familjarët.
Por tashmë ai është kthyer pranë familjes në shtëpinë e tij në Greqi ku është takuar me nënën, me të cilën jeton që pas divorcit të prindërve në vitin 2006. E emocionuar Gentjana Zeqo rrëfen takimin me të birin, i cili kishte shfaqur habi kur pa veten ne televizor dhe menjëherë e kishte telefonuar të ëmën.
’Në emisionin e parë dola duke qarë dhe tani po dal duke qeshur. Djali u kthye në shtëpi dhe është shëndoshë e mirë. Fillimisht më mori në telefon dhe më tha se i kishte humbur telefoni. Nuk e kishte menduar se do të shqetësohesha kaq shumë.
Ju jam shumë mirënjohëse që m’u gjendët pranë në momentet më të vështira të familjes sime. Më dhatë shpresë. Pasi bashkë kaluam festat e fundvitit Albido është rikthyer sërish në Tepelenë tek kushërinjtë e tij, pasi duket se Shqipëria i pëlqen shumë. Ditë që me ne humbi çdo kontakt ka qenë në Tiranë. Madje kur u takuam ai më tha se kur pa veten në ekran dhe menjëherë më mori në telefon’
Një i ri në moshë mesa duket nuk e kishte menduar se disa ditë të kaluara për qejf në Tiranë, do të ndiznin sinjalin e alarmit, veçanërisht për nënën e cila kërkoi ndihmën e ’Pa Gjurrmë’. Albido ndodhej në Shqipëri që prej datës 25 tetor.