Andi nuk jep asnjë shpresë për Gresën, kjo është deklarata e çuditshme e tij

Andi thotë se nuk jam i dashuruar në Gresën, reagon Olti Curri.

Gjatë natës së sonte të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është diskutuar pak edhe rreth marrëdhënies në mes të Andit dhe Gresës.

Andi ka deklaruar se “nuk është i dashuruar” në Gresën, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar edhe opinionisti i këtij formati televiziv, Olti Curri.

“Mbaroi muhabeti. Ti ke interes siç kanë shumë njerëz që dalin një të premte në të gjithë botën, për një femër ose mashkull që kanë përballë. Andi edhe në emisionin tjetër që ka qenë, puthjen e pati dhënë në spektakël. Kështu që Andi është i përgatitur mirë dhe ju jep njerëzve me pika ujë, deri t’ua shuajë etjen për të ditur rreth tyre”, ka thënë Curri pos tjerash.