Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi lidhur me organizimin

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e organizimit të protestave dhe format që janë përdorur atje.

 

Deklarata u bë në emisionin “Breaking” në Euroneës, kur studenti u pyet pikërisht për modelin serb të protestave dhe për “Listën e Studentëve”, lëvizja që pas muajsh protestash ka kaluar tashmë edhe në organizim elektoral.

“I kam ndjekur protestat atje dhe kam miq të mi studentë në Serbi, me të cilët padyshim ngelemi në një kontakt të vazhdueshëm, lidhur me organizimin e protestave që patjetër edhe ata kanë aplikuar. Në Shqipëri nuk është menduar konkretisht krijimi i një alternative në këto momente, bëhet fjalë për një altërnativë që do të vijë padyshim pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama.” – tha ai.