“Kam marrë një rol në film рër të rritur!”, рartnerja e Olѕi Вylykut, Egli Tako habit me рërgjigjen!

Sigurisht që të papriturat nuk kanë fund në çdo episod të “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës.

Teksa në skenë është dëgjuar zilja e telefonit, ka qenë këngëtarja Irini Qirjako ajo që e ka gjetur, por dënimi ishte se të ftuarit duhet t’i telefononin partnerit/es dhe t’i tregonin se i kishin ftuar në një rol, në një film për të rritur.

E teksa të gjithë prisnin se kush do të ngrinte telefoni, kapiteni i “Luanëve të Verdhë”, Olsi Bylyku ka vendosur të telefonojë partneren e tij Egli Tako. E teksa ai e shpjegonte, përgjigjia e Eglit ka qenë e papritur. “Bëje mo shpirt, sa lekë do marrësh?” ka thënë ajo duke shkaktuar të qeshura.

Ndonëse u komentua në skenë dhe Olsi e përshëndeti nga skena e “Zemër Luana”, duke treguar se nuk është e vërtetë xhelozia që flitet për të në media. Gjithsesi e gjitha ishte në formën e një shakaje./tvklan.al