Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut, ka folur pas rastit ku nipi i tij u vra dy ditë më parë jashtë lokalit ‘Kobra City’. Në paraburgim gjenden 5 persona, përfshirë edhe pronarin e lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën Kobra. Cengu në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 fajësoi edhe mediat që u japin hapësirë personave si Dibran Hoxhaj.
“Ne vet u japim hapësira këtyre njerëzve nëpërmjet shtypit tonë. Në fakt ne kemi të bëjmë me pushtetin e katërt, dhe ti bëjmë reklamim në këtë mënyrë këtyre njerëzve, unë e konsideroj një faj të rëndë, të cilin rëndon edhe tek qeveritë tona, por edhe te shoqëria jonë. Si është e mundur që një individ i kësaj natyre që është fenomen në këtë pikëpamje të reklamohet në këtë natyrë. Si është e mundur që një individ i kësaj natyre zihet me armë dhe lirohet. Kjo është skandaloze”, tha ai.
Shiko videon më poshtë: