Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë në kërkesën e tyre për kthim të një mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, duke mos dhënë ndonjë detaj se çfarë përmban ajo fletëpërgjigje.
Mediat serbe raportojnë se përgjigjen nga KFOR-i e kanë marrë të premten rreth orës 19:00 në Merdarë.
Ministria e Mbrojtjes tashmë ia ka përcjellur këtë përgjigje kabinetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kërkesën për kthim të trupave në Kosovë, Serbia ia pati dërguar KFOR-it në dhjetor të vitit të kaluar, me thirrjen që duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës.