“O moj Serbi ta…”, Granit Xhaka ja merr kengës bashkë me shqiptarët në Londër (video)

Granit Xhaka po feston këto ditë festash në Angli dhe nga ana tjetër vijon të jetë mjaft i përqëndruar në Premier League me Arsenalin.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës së fundmi ka qenë prezent në “Piano Bar” në Londër, pikërisht aty ku këndohet dhe festohet shqip.

E një lu ft *ëtar si Graniti padyshim ka marrë vëmendjen e merituar edhe nga këngëtari. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, këndohet kënga kundër Serbisë, ndërsa në momentin kur përmendet ish komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, Xhaka shpërth en në ovacione duke i emocionuar të gjithë të pranishmit.

Kujtojmë që në kampionatin botëror, mesfushori shqiptar përfaqësonte Zvicrën, por ndaj Serbisë festoi me fanelën e Jasharit si për t’i kujtuar pushtuesve kosovar se ende komandon legjendari Adem.

Kutojmë se Xhaka dhe Arsenali i tij po bëjnë një super sezon ku udhëheqin PL dhe janë në garë të fortë për të fituar titullin kampion, që mungon pas kaq vitesh.

Xhaka është një nga lojtarët kryesorë të Arsenalit, titullar i padiskutueshëm, me Artetën si trajner ka rilindur dhe ka gjetur formën e tij më të mirë.

.SHIH VIDEON