Syla: VV pa i bo 2 vjet filloi me riciklim të ministrave, kjo i bie që nuk kanë njerëz

Analisti Valon Syla ka dhënë një koment për riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Sipas Sylës, riemërimi i tij në këtë pozitë do të thotë se VV ka nisur me riciklim të ministrave dhe kjo i bie se “nuk kanë njerëz”.

Postimi i tij i plotë:

Vetëvendosje ende pa i bo 2 vjet mirë, filloj me riciklim të ministrave, sikur rasti me emërimin e Vitisë në Shëndetësi.

Kjo i kallxon dy të vërteta për VV;

1. Nuk kanë njerëz, dhe i riciklojnë të vjetrit.

2. Nuk ju vjen më askush cilësor në parti.

Kaq.