Ρublikoi në Tik Tok gjуѕhen që ѕhiste papuçe, ѕtudentja mbledh рara për të

Elda Beqiri është një nga profilet më të njohura në Tik Tok me videot e saj virale ku tregon se si njerëz të thjeshtë që punojnë i gjenden pranë kur ajo iu shprehet se ndodhet në ‘vështirësi’. Studentja, pasi dëshmon reagimin e tyre bujar, përpiqet t’ia kthejë me të njëjtën monedhë duke iu dhënë atyre një shumë simbolike parash.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Elda tregon se ideja e kësaj nisme erdhi nga një Tik Tok-er i huaj, por ajo ndjeu se ishte thirrja e saj. Personazhet në videot e 21-vjeçares janë persona të rastësishëm, por ajo është kujdesur që në rastet kur ka qenë e mundur, ndihma, sadopak të ketë qenë ajo, të mos ketë mbetur vetëm te kartëmonedha që iu ka dhuruar në fillim. Kjo lidhet edhe me rastin e një gjysheje që shiste papuçe leshi, të cilën studentja e ka publikuar në platformën sociale.

Elda Beqiri: Kjo është nënëlokja ime e preferuar. Kjo shet papuçe, është e jashtëzakonshme. U tregua shumë e gatshme të më ndihmonte, unë i thashë kam vetëm 3 mijë Lekë të vjetra për të blerë papuçe, kështu që më ndihmoi, më ndihmoi direkt. Dhe këtë e kemi vazhduar, misionin e kësaj nënëlokes e kemi vazhduar dhe më pas.

Përveçse një shoqja ime dhe unë i dorëzuam 160 mijë Lekë të vjetra, gjithmonë, njerëzit më kontaktuan shumë në Instagram, tmerrësisht shumë. U mblodhën edhe një shumë tjetër, shumë simbolike, prej 523 mijë Lekësh, por mendoj se është mjaftueshëm që ajo të paktën këtë kohë të vështirë dimri të mos dalë përjashta. Kjo është ajo çka neve na shqetësonte më së shumti./tvklan.al