E FUNDIT/ AdmiraIi i ShBA-së nesër e rehaton Serbinë duke…(VIDEO)

-Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, me seli në Napoli të Italisë, admirali amerikan Strewart Munsch, viziton të martën Serbinë.Sipas njoftimit prej Beogradi, ushtaraku i lartë i shkon në zyrë mëngjesin e 20 dhjetorit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Drejtori i Forumit për marrëdhënie ndëretnike, Dushan Janjiq, e konsideron ardhjen e admiralit amerikan vizitë që mund t’i qartësoj gjërat në terren.

“Kjo është arritja e marrëveshjes politike për heqjen e barrikadave dhe supozoj rreth veprimeve të radhës për të cilat NATO ka njohuri por do që për to ta informoj Beogradi, dhe pastaj për ta prezantuar atë që do bëjë vetë ajo”, tha Janjiq, në intervistë për Klan Kosova.

E sa për kërkesën që Beogradi ka depozituar te KFOR-i kërkesën që t’i mundësohet kthimi i 1 mijë ushtarëve e policëve në Kosovë, analisti nga Beogradi, e konsideron vetëm për konsum të brendshëm.

“Ky është mision i pamundur por nëse e shohim si propagandë politike të brendshme e të jashtme të Serbisë, atëherë ky është mision i suksesshëm”

“Në fund do merret përgjigjja që edhe ashtu do i ndihmoj Vuçiqit të cilit do t’i thuhet se s’mundet .E Vuçiq do e paraqes veten si paqe bërës ; do thotë “ Ja unë s’po e dërgoj ushtrinë sepse nuk dua të shkaktoj luftë”,shtoi udhëheqësi i Forumit për Marrëdhënie ndëretnike.