Ideatori Buzhala “Problemi i veriut nuk zgjidhet me polici, veç me marrëveshje”

Ideatori i Ditarit, gazetari Berat Buzhala, mendon se problemi në atë pjesë të Republikës së Kosovës nuk zgjidhet me forcë. Siç e thotë ai, veç bashkëpunimi me autoritetet amerikane mund ta bëjë realitet një gjë të tillë.

Përveç kësaj, ai hodhi kritika edhe ndaj disa prej analistëve që po kërkojnë dërgimin e FSK-së atje, duke shtruar me të drejtë pyetjen: me çka?

Gazetari, anash respektit për Ushtrinë e Republikës, shtoi se nuk ka kapacitete luftuese, përveç që tingëllon bukur në këngët e Ilir Shaqirit e Shkurte Fejzës.

Shikoni Ditarin në Videon më poshtë: