Opinjonistja Kimete Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, duke i fajësuar se të dy “po e bëjnë politikën amerikane të duket proserbe”.
Përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Berisha thotë se Qeveria bashkë me presidenten Osmani e kanë kthyer Koosvën në vitin 1999.
“Ata duan luftë. Duan sherr. Duan të shfryhen njëherë e mirë, sepse pushteti i ka bërë të ndjehen të pafuqishëm dhe të vegjël – çfarë në të vërtetë janë.
Veç kur je në pushtet në Kosovë – e sheh sa i papushtetshëm je.
Nuk mjafton të bien – duhet të hetohet prapavija e tyre, nëse e kanë bërë me qëllim.
Duhet të hetohen edhe për ftohjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Premtuan bashkim kombëtar – sollën ndarje dhe përçarje.
Përgjegjësia e Albin Kurtit është historike.
E vetmja rrugëdalje e tij sot është:
të largohet nga pushteti,
të izolohet nga shoqëria (siç e ka izoluar Kosovën),
të prishet me prindërit e tij, (qysh e ka prishur Kosovën me Amerikën) derisa të bindet se:
– Analfabetët funksionalë e kanë bërë edhe Albin Kurtin jofunksional”, ka shkruarndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë i Kimete Berishes:
Për sherrin e Albin Kurtit!
Nevoja për t’u dukur më i mençur se Zoti dhe më i pavarur se shteti, po e përjashton nga ‘Toka e premtuar’.
Edhe Djalli ishte Engjëll, i cili nuk e dëgjoi Zotin, sepse e xhelozoi Adamin.
Djalli mendonte se ishte më i mençur se Adami, sepse tha: jam i krijuar nga zjarri.
E përzuri nga Parajsa, por Zoti ia la pushtetin Djalllit që t’i mashtrojë njerëzit në Tokë.
Për simbolikë, Albin Kurti në zodiak është zjarr (dash), që dogji çdo gjë për ta ndërtuar një urë 3 metra të gjatë.
Albin Kurti, me sinqeritetin më të madh, ndjehet i mahnitshëm, i madhnishëm dhe magjik.
(Kështu ndjehet gjithkush që ka lexuar libra.
E kuptoj atë ndjenjë: leximi i librave të bën të ndjehesh superior.
Pa dashje bëhesh edhe cinik…
e kam provuar: kur takon të huajt, letërsinë dhe filozofinë e të cilëve e njeh më mirë se ata;
dhe malli të merr ta gjesh një njeri me të cilin mund të flasësh për vjershat e Dylan Thomas.
Për fatin tënd të keq – nuk e gjen kurrë…).
– Është lehtë të ndjehesh më i mençur se Zoti kur nuk i beson Zotit;
– është lehtë të ndjehesh më i pavarur se shteti i Kosovës,
sepse shteti i Kosovës është i varur, është shtet eksperimental dhe gati – gati jofunksional.
– Është lehtë të ndjehesh i ditur në një kohë kur askush nuk lexon.
Me nevojën për t’u dalluar, për t’u dukur i pakrahasueshëm, me fjalët e tij të gjata dhe me idenë se më e fuqishme se Amerika është Populli
(i diasporës që e ka pas vetes), –
Albin Kurti e ka bërë Amerikën të duket proserbe, antishqiptare, nervoze dhe gjaknxehtë.
– Sherri i politikës së ‘pavarur’ të Albin Kurtit, Eskobar sot duket si një personazh i animuar që simpatizon bandat e armatosura serbe:
– shih sa ‘bukur’ po u rri maska,
– shih burazerët se sa me ‘elegancë’ i gjuajnë ato bomba, mashallah u qoftë!
– Hovenier duket si një frizer që pas shiut që ua lag barrikadat, shkon e ua feniratë serbëve barrikadat me fen.
– E ushtarët e KFOR-it i vizitojnë bandat kriminale dhe i pyesin:
– A po nirthni o banditë ‘simpatikë’!
– A po ju lagën armët!
Kjo po ndodh: Sherri i Albin Kurtit që e ka vë në pikëpyetje politikën amerikane për Kosovën, dhe këtë gabim e ka bërë publikisht!
Të gjithë kanë dështuar.
Të gjithë duken qesharakë.
Atmosfera është e pabesueshme, gati surreale!
Albin Kurti e ka bërë Kosovën të duket e çuditshme, e pabesueshme.
Edhe lypin luftë – edhe tutën.
– Në kulm të krizës për fillimin e një lufte të re në Veri, treshi aplikuan për anëtarësim në BE – se ju duhet edhe pak kohë derisa të vendosin – s’janë të gatshëm të luftojnë. Kanë menduar se KFOR-i lufton për ta.
Dukeshin karikatura? S’di goja me tregu!
Albin Kurti mendon se të jesh shqiptar – mjafton.
Të kesh të drejtë – mjafton.,
Ta kesh popullin mbas vetes – mjafton.
– E mbërrimë kohën kur KFOR-i po e shqyrton kërkesën e presidentit të Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Dhe, e mbërrimë kohën kur Albin Kurti e lut presidentin serb, aman çele ti i pari temën e Asociacionit.
Albin Kurti e ka rrezikuar sigurinë kombëtare.
Dhe, asgjë nuk ka arritur.
Tē ishte hazarder që rrezikon – por fiton diçka hajde – de.
Por, ky, duke i paguar me paret e shqiptarëve serbët për t’u bërë ‘të ndershëm’, dhe duke bërë sikur është mërzitur për Veriun,
po e humb Kosovën.
Ndoshta e bën pa qëllim
të keq – nga padija, ndoshta ka agjendë antishqiptare. Nuk e di.
– Edhe Vjosa Osmani mendon se populli mjafton!
Në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, sikur të ishte mësuese në okupim, e përmendi sakrificën e taksistit dhe infermieres (që tha se rrinë pa gjumë hatri jonë).
Socrealiste, e paditur, primitive, mashtruese – sepse ata punojnë për rrogë e jo për ideale.
Kështu fleet, sepse mendon se pushtetin ia shetit taksisti, e plagët e pushtetit ia lidh motra mesicinale.
Vjosa Osmani, njësoj si Albin Kurti mendon se ‘populli mjafton’.
Ku është populli?
70 për qind janë duke pritur në njërën këmbë për të ikur nga toka e djegur!
Është njësoj sikur të mendoja unë se ‘lexuesit mjaftojnë’.
Ama nuk mjaftojnë.
Sepse,lexuesi më shumë të jep pëlqime në fotografi sesa në shkrime.
Vjosa Osmani foli si femër (kështu e kemi zanat ne, kur nuk kemi fakte – flasim si femra.
E pranoj, është ndjenjë e mirë nëse viktimizohesh nganjëherë, kur të miklojnë, e sende – vende).
U ankua se armiqtë shqiptarë e kanë sulmuar pamjen e saj.
Pra, sipas saj (dëgjoja fjalimin) kush mendon se kilogramët e tepërt janë të tepërt – është armik i shtetit të Kosovës.
Nuk ka njeri që e ka urryer pamjen e saj më shumë se ajo, sepse sikur të kishte menduar mirë për veten – nuk do ta ndryshonte veten.
Kështu edhe Michael Jackson fliste kundër racizmit, por vet ishte racisti më i madh: luftoi deri në vdekje për t’u dukur ‘i bardhë’.
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Osmani kanë ndjellur luftë,
kanë investuar në ndasi dhe kanë shprehur vetëm urrejtje;
e kanë përçarë popullin…dhe që është tragjedia më e madhe për vendin, ia kanë ‘zbuluar letrat Amerikës’!
Sa herë që Amerika ofron zgjidhje – Albin Kurti dhe Presidentja Osmani e bëjnë politikën amerikane të duket proserbe.
Dhe ky është fundi i shtetit të Kosovës, – kur Kosova rebelohet kundër Zotit të saj, Zoti e përzë nga Parajsa.
Qeveria Kurti bashkë me Presidenten Osmani e kanë kthyer Kosovën në vitin 1999.
Ata duan luftë. Duan sherr. Duan të shfryhen njëherë e mirë, sepse pushteti i ka bërë të ndjehen të pafuqishëm dhe të vegjël – çfarë në të vërtetë janë.
Veç kur je në pushtet në Kosovë – e sheh sa i papushtetshëm je.
Nuk mjafton të bien – duhet të hetohet prapavija e tyre, nëse e kanë bërë me qëllim.
Duhet të hetohen edhe për ftohjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Premtuan bashkim kombëtar – sollën ndarje dhe përçarje.
Përgjegjësia e Albin Kurtit është historike.
E vetmja rrugëdalje e tij sot është:
të largohet nga pushteti,
të izolohet nga shoqëria (siç e ka izoluar Kosovën),
të prishet me prindërit e tij, (qysh e ka prishur Kosovën me Amerikën) derisa të bindet se:
– Analfabetët funksionalë e kanë bërë edhe Albin Kurtin jofunksional.
Prandaj thuhet: Qeni i keq e sjell ujkun në torishtë!
P.S. Asnjë saksi me lule nuk rrëzohet më shumë se orhideja – lulja që simbolizon durimin.
– LDK, a po më dëgjon?