“Më mashtruan se do bëhej Përputhen VIP, produksioni ndryshoi kontratën”, Xheni Brahaj zbulon skandalin

Xheni Brahaj ka qenë një nga konkurentet e para që u bë pjesë e reality show-t “Perputhen” këtë sezon.

Bukuroshja, e cila për 3 vite ka qenë pjesë e emisionit ‘Zonë e Lirë’ nga Arian Çani, si Sophie, rrëfeu për herë të parë mashtrimin që iu bë nga produksioni.

Në një rrëfim ekskluziv, përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin ”Glamour Zone”, në RTV Ora Xheni u shpreh se në fillim asaj iu tha se këte vit ajo do të bëhej pjesë e “Përputhen VIP”.

Sipas deklaratës së Xhenit, produksioni do të ftonte disa nga VIP-at shqiptar, që të gjenin dashurinë në ketë reality show.

Brahaj shtoi: ‘Më thanë emrat e konkurentëve, disa i njihja. Më thanë që do të bëhej Përputhen me VIP-a.”

Në vijim Xheni Brahaj shtoi se në momentin e fundit produksioni ndryshoi kontratën:

‘Ata më thanë se do të firmosja një kontratë tjetër sepse kishte ndrshuar. I kërkova kopje, nuk ma dhanë. Kërkova të bëja foto sepse është e drejta ime ta kem, por nuk më lejuan.’

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se përse pranoi të bëhej pjesë e programit, pasi zbuloi se gjërat kishin ndryshuar, Xheni tha se ajo e mësoi momentin e fundit se cilët ishin konkurentët.

Gjithçka ishe surprizë për të./oranews

Për të ndjekur rrëfimin e plotë të Xhenit, klikoni në videon e mëposhtme: