Kjo qka i beri Kosovari gruas se tij ne zvicer, ka shokuar zvicranet – Merret vendimi ndaj tij!

Gjykata Kantonale e St. Gallenit në Zvicrën Lindore ka ashpërsuar dënimin ndaj një kosovari nga rajoni i Wilit, i cili akuzohej për dhunë ndaj partneres së tij shtatzënë.

 

Siç raporton gazeta zvicerane “St. Galler Tagblatt”, gjykata e shpalli atë fajtor për tentativë të ndërprerjes së dhunshme të shtatzënisë, tentativë për lëndim të rëndë trupor, privim të lirisë, kërcënim dhe një sërë veprash të tjera penale, duke e dënuar me 44 muaj burgim.

Përveç dënimit me burgim, gjykata vendosi gjithashtu dëbimin e tij nga territori i Zvicrës për një periudhë 8-vjeçare, si dhe rriti dukshëm shumën e dëmshpërblimit financiar që ai detyrohet t’i paguajë viktimës.

Seanca e apelit u mbajt pa praninë e të akuzuarit. Përmes avokatit të tij, ai njoftoi trupin gjykues se ndodhej në vendlindjen e prindërve të tij, në Kosovë, duke kërkuar pafajësi për akuzat kryesore. Megjithatë, Gjykata Kantonale i hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes dhe u rreshtua plotësisht me prokurorinë.