Avokati i Veselit për informacionet e redaktuara rreth një dëshmitari

Gazetar: Unitet Berisha

Pas seancës për Salih Mustafën, në Hagë u mbajt edhe një seancë tjetër.

Për atë që ishte ankuar mbrojtja e Mustafës, në këtë seancë u ankua edhe Ben Emerson, avokat i Kadri Veselit.

Redaktimet e shumta për një dëshmitar që konsiderohet i rëndësishëm po vështirësojnë hetimet.

Emmerson ka thënë se në aktakuzë ka shumë redaktime për dëshmitarin në fjalë, si dhe provat mbështetëse për të janë shumë të redaktuara për mbrojtjen.

Ai ka theksuar nevojën e mbrojtjes për të pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë dëshmitar.

Për këtë, turpi gjykues ka pyetur prokurorinë se kur do të ftohet ky dëshmitar dhe nëse mund të shtyhet deklarata e tij për t’i japur kohë mbrojtjes të përgatitet.

E sipas prokurorisë, dëshmitari në fjalë ka nevojë për masa mbrojtëse sepse sipas tyre është i rrezikuar nga ndërhyrjet.

Pas kësaj, avokati Emmerson ka thënë se po ju mbetet pak kohë për të hetuar.

Në këtë seancë, kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit.Ai ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.