Ѕhokët e tij po ikin të gjithë nga Ѕhqipëria, bariu 25-vjeçar nga Vlora tregon рѕe nuk ikën

Ai eshte nje djale punetor Xhuljano Mehmeti është vetëm 25 vjeç por që fëmijë ka ditur që jeta e tij do ishte pranë tokës dhe blegtoris.

Djem te tilll jane mrekulli per familjet e tyre. Xhuljanon e gjejmë në fermën e tij ne fshatin Poro të qytetit të Vlorës.

“Jam në tokën time dhe në bagëtitë e mija, pasi kjo është ajo që kam dashur që fëmijë kur rendja pas gjyshërve apo babait për të kullotur dhentë”.

Xhuljano së bashku me vëllezërit e tij vazhdojnë traditën e familjes. në një kohë kur shumë të rinj largohen nga vendi i tyre me shpresën për të gjetur punë apo një të ardhme më të mire,ndërsa për Xhuljanon largimi nga vendlindja nuk është zgjidhje.

Ai thotë se është i lumtur me punën që bën dhe që edhe këtu në Shqipëri jetohet mirë, mjafton të punosh, jashtë nuk është fushë me lule.

Ai fton të gjithë bashkëmoshatarët e tij të qëndrojnë në Shqipëri, nuk ka gjë më të bukur sesa të jetosh dhe punosh në vendin tënd thotë ai.