Burri i saj është baba i dy vajzave, Albina Kelmendi rrëfen paragjykimet me të cilat u përball

Kanë kaluar vetëm pak javë që kur Albina Kelmendi dhe partneri i saj Valon Vataj kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

E ftuar në ‘’Abc e mëngjesit’’ këngëtarja e njohur ka rrëfyer emocionet e dasmës duke zbuluar detaje nga lidhja me tashmë bashkëshortin e saj.

Albina tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës, ndjenjat ndryshuan. Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave. E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.

“Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër.”, u shpreh Albina ndërsa moderatori Alban Musa e pyeti se çfarë pëlqeu te partneri.