Çitaku ironizon me Vuciqin: Kam kërkuar nga NASA një udhëtim në Hënë, gjasat për përgjigje pozitive i kam më të mëdha se Vuçiq

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka ironizuar Vuçiqin në lidhje me kërkesën e tij dërguar KFOR-it për zbarkimin e 1000 ushtarëve serb në Kosovës.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se edhe ajo i ka dërguar një email NASA-s për të ja siguruar një udhëtim në Hënë e ku për këtë i ka gjasat më të mëdhaja se Vuciqi për një përgjigje pozitive.

“Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë. Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vuciq”, ka shkruar Çitaku.