“Escobari e la të heshtur Kurtin”. Ky është postimi që ish-negociatorja, Edita Tahiri e bëri në profilin e saj në Facebook.
Kjo ka n xitur reagime nga analisti i njohur, Imer Mushkolaj.
Ai ka pyetur zonjën Tahiri rreth përgjegjësisë për dialogun.
“Çka po don me na kallxu kjo zoja me këtë postim? A ka farë përgjegjësie kjo për dialogun dhe marrëveshjet e arritura ndër vite, apo veç i ka mbetë t’i analizojë pasojat e një procesi të nisur e të vazhduar keq?”, ka shkruar ai.