Shikuesit i kerkojnë falje emisionit “It’s My Home” pasi nisi transmetimi i “Big Brother VIP Kosova”?

Pas nje suksesi të madh e mijëra klikimeve të numeruara të emisionit “It’s my Love” Valon Maloku e Antigona Kotorri muaj më parë patën paralajmeruar një tjetër emision sipas tyre ‘gjigant’ dhe qe do shfaqej si format për herë të parë në televisionet kosovare.

Punimet nisën e Valoni vazhdimisht e potenconte se ‘diqka e madhe po vjen’ ndërsa nuk vonoi shumë e sezona e re në First Chanel solli një format reality shoë që u klikua në masë të madhë e njësoj po vazhdon të klikohet edhe rreth 80 ditë pasi nisi transmetimin.

Por me të nisur transmetimi produksioni u kritikua në masë të madhe, në mënyrë të vecantë për konkurrentët që kishte zgjedhur ti bënte pjesë te formatit.

Por më interesantja qëndron ne faktin se edhe pse kritikohej, në të njejtën kohë klikohej e pëlqehej tejet shumë.

E në anën tjetër Klan Kosova nisi punimet për rality shoën me fame botërore Big Brother VIP Kosova që do të niste transmetimin sipas tyre në muajin shtator por nuk ndodhi keshtu.

Vetëm data 5 dhjetor arriti të finalizonte punimet e të permbyllte të gjitha përgatitjet e duhura për të nisur ky emision.

Të gjithë po prisnin me padurim që emisioni të niste dhe të mësoheshin konkurrentet VIP që do i mbanin para ekraneve televizive, por me të nisur transmetimi fansat ‘u zhgënjyen’, duke nisur fillimisht nga zërimi me defekt, pastaj disa nga ta qeshen me grimin e tepruar te Alaudin Hamitit, por si duket fansat me shume i habiti pjesmarrja e dy kandidateve qe u futen ne menyre tejet interesante Edon Shileku si ‘Drag Queen’ dhe Jon Karrica (Lugati).

Por diqka qe morri vemdendje pikerisht ate nate rrjetet sociale u pushtuan me video te montuara nga emisioni ‘It’s My Home’ dhe ‘Big Brother VIP Kosova’, ishin video tallese te BBVK e kerkim faljeje te fansave ndaj emisionit te Valon Malokut, per kritikat qe i kane bere deri me tash./InfoKosova