Analisti, Halil Matoshi ka reaguar për situatën në veriun e Kosovës, ku ka komentuar edhe deklaratën e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq për dërgimin e 1000 trupave serbe në Kosovë.
Ai është shprehur edhe se i ka dërguar një shkrim kryeministrit Albin Kurti përmes (sic) një njeriu të tij për situatën në fjalë. Matoshi ka folur gjerësisht edhe për rezolutën 1244 mbi të cilën mbështetej kërcënimi serb të cilit i dha zë sot Petar Petkoviq.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka thënë se Petkoviq e ka bërë të zëshëm shantazhin e Vuçiqit. Ai tutje ka thënë se Qeveria duhet të jetë e përgatitur për zmbrapsjen e pretendimeve të Serbisë rreth Rezolutës 1244.
“Qeveria duhet të jetë e përgatitun për zmbrapsjen e pretendimeve të Serbisë rreth Rezolutës 1244. Ëinston Churchill-i thotë se politika ma mirë e jashtme asht me e qitë kundërshtarin në pozitë të keqe në sy të Fuqive të Mëdha. Kështu, Aleksandar Vučić, mas zbatimit të dy marrëveshjeve (lejet e njoftimit dhe targat) shpejt ka me u përpjekë që presioni ndërkombëtar me ra mbi kryeministrin Albin Kurti, (dy obligimet shtetetnore që dihen: Asociacioni dhe zbatimi i verdiktit të GjK për Manastirin e Deçanit) dhe simas paralajmërimit, ai ka me kërku nga KS i OKB dhe KFOR-i rikthimin e personelit serb simas pikës 10 të Rezolutës 1244, Aneksi II dhe fusnotës 2 të KS të OKB-së e në bazë të Marrëveshjës së Rambouillet-së”, ka shkruar Matoshi.
Ai tutje ka përmendur edhe kthimin e personalitetit serbë sipas Rezolutës.
“Kthimi i personelit serbë, sipas Rezolutës (sëpari nuk specifikohet të jetë ushtarak, pra literalisht saktësohet të jenë qindra JO MIJËRA civilë!?) do të përcaktohet me Marrëveshjën Teknike-Ushtarake. Fusnota 2 thotë: “Kthimi i personelit për katër funksionet e specifikuara më sipër do të jetë nën mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë dhe do të kufizohet në një numër të vogël të rënë dakord (qindra, jo mijëra);”, ka shkruar ai.