E pabesueshme: Kjo është shuma marramendëse që fitojnë kosovarët në Tiktok

TikTok-u, ky aplikacion që mori vëmendjen e shumë njerëzve po kthehet edhe në një mundësi të mirë për të fituar shuma të mëdha parash.

Videot e dueleve live po sjell fitime të majme.

Kjo varësisht nga biseda që zhvillohen. Kryesisht dominojnë ato video ku ka sharje e fyerje ndaj njeri tjetrit.

E këto fitime kapin vlerat e mijëra eurove brenda muajit.

Shuma këto që po mundohen të fshihen nga përdoruesit sepse asnjë s’po e paguan shtetin.

Në Kosovë, shumë njerëz të rëndom janë bërë të famshëm përmes videove në Tik-Tok.

Por edhe nga ata që janë figura publike.

Shpesh herë ata vetë deklarojnë në video që fitojnë shuma të mëdha parash.

Për këto fitime, muaj më parë ishte aktivizuar Administrata Tatimore e Kosovës për t’iu kërkuar që të paguajnë tatim shtetit varësisht nga fitimet.

Ky lajm alarmoi përdorueset.

Por, përmes një përgjigje për Gazetën Insajderi, nga ATK thonë se deri me tani askush nuk është duke paguar tatim shtetit.

Valentina Bytyqi – Sefa Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Media nga ATK tha për Insajderin se janë duke mbledhur informata nga rrjete sociale për të prodhuar një raport të inteligjencës për tu trajtuar.

“Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës është duke mbledhur informata nga rrjetet sociale dhe bazuar në këto informata ka prodhuar raporte të inteligjencës, të cilat janë dërguar për trajtim në drejtorit rajonale përkatëse të ATK-së, të cilat janë duke i trajtuara”, deklaroi ajo.

Bytyqi-Sefa thotë se DHTI është duke mbledhur informata në vazhdimësi nga rrjetet sociale.

Mijëra euro fitime përmes TikTok-ut

Është fakt që përdoruesit po fitojnë shuma të mëdha parash nga TikTok-u. Por shtrohet pyetja se a janë të vërteta shumat që ata thonë se i marrin.

Përdoruesi dhe njohësi i rrjetit social Tik-Tok Dardan Demiri së fundi ka publikuar një video përmes së cilës ka sqaruar në detaje se si po fitojnë shuma të mëdha përdoruesit.

Demiri ka folur edhe për Gazetën lidhur me hulumtimin e tij për personat që po fitojnë.

I pyetur se sa janë të vërteta shumat që përdoruesit thotë se i fitojnë, Demiri thotë se janë 100 për qind të vërteta.

Ai përmend Rasim Avdylin i cili u bë i famshëm në Tik Tok gjatë verës me martesën e tij me një grua gjermane.

Demiri thotë se Rasim Avdyli i fiton 3 mijë deri në 5 mijë euro në ditë.

“ 100% te vërteta, ka shumë qe deklarojnë fitimet e tyre publikisht, sikur Rasim Avdyli i qe deklaroj se ai fiton 3.000 deri ne 5.000 euro në ditë, edhe sipas kalkulimeve të mija është 100% i saktë ai deklarim”, deklaroi ai.

Lidhur me takimin, Demiri thotë se është e pamundur të fshihen fitimet sepse ato mund të kapen nga shteti.

“Nuk e di saktë se a paguajnë apo jo, këtë do ishte mirë të tregojnë ata vetë, mirëpo në vendet e perëndimit është gati se e pamundur ti fshehësh fitimet për një kohë të gjatë, herët a vonë ata do kapen nga shteti nëse nuk paguajnë tatim në fitim”, thotë ai.

Si arrihet deri tek fitimi i parave përmes Tik Tok-ut ?

Deri tek fitimet arrihet përmes lojërave që po i luajnë, thotë Demiri.

Në ato lojëra përmesaudiencës së madhe që ata kanë, shembull 2k – 10k shikues te cilët dhurojnë dhurata.

Nëse secili nga ta gjuan nga pak, shembull nga 1 Euro ose disa edhe me shumë, atëherë automatikisht fitojnë shuma tepër të mëdha, mirëpo ka shumëfaktor te ndryshëm, e shuma asnjëherë nuk është e njëjta.

Kush janë tiktokerat më të njohur në Kosovë e Shqipëri?

Nga hulumtimi I Dardan Demirit, thotë se Nino Gashi fiton më së shumti nga të gjithë.

“Duke u bazuar në toplistat javore, ai fiton çdo javë rreth 10.000.000 Coins, qe te konvertuara janë rreth: 50.000 euro ne javë”.

Po ashtu, Arbrita është një tiktokere që fiton shuma të mëdha, ajo arrinte deri në 15.000.000 Coins në javë, që i bije rreth 75.000 Euro në javë.

Sa është shuma maksimale që mund të fitohet nga Tik Tok-u

TikTok- u ka një limit ditor që ju mund të tërhiqni parat, e ai limit është 1.000 $ në ditë.

“Pra këta edhe pse po fitojnë këto shuma të mëdha, nuk mund të tërheqin më shumë se 31.000 Euro në muaj”, thotë Demiri.

“Mirëpo çka kam vërejte është disa metoda që ata i përdorin, për të tërheq më shumë, shembull i dërgojnë dhurata në accounta tjerë, pra i shpërndajnë parat në disa accounta në mënyrë që të tërheqin 31.000 nga secili…”, thotë ai.

Pse përdoruesit e Tik Tok-ut po mundohen të fshehin përfitimet

Video që ka publikuar Dardan Demiri nuk është pritur mirë nga përdoruesit e TikTok-ut.

Në atë video Demiri përmend shuma të mëdha të parave që përfitojnë Rasim Avdyli, Lulzim Jashari e Mc Qoppa me Aleks Vishan.

Reperi, Mc Qoppa i cili është aktiv në këtë rrjet social ka folur për Gazetën Insajderi rreth fitimeve që merr nga videon në Tik-Tok.

Diskutimet për përfitime të mëdha nga TikTok-u, Mc Qoppa i quan “alarme të rrejshme” dhe propagandë duke e minimizuar fitimin.

Ai thotë se fitojnë por jo aq shumë sa po publikohet në media.

“Fillimisht i befasuar për këtë alarm të rrejshëm që i ka kaplu rrjetet edhe mediat po përgjigjem, nese nuk kisha me pas përfitim besoj nuk kisha me hargju kohën por mënyra qysh po e trajtoni ju edhe realiteti janë shumë larg, sepse unë publikisht ju tregoj se jetoj në një banesë me prind i martuar me nuse e dy djem, unë jam që 1 vit aktiv dhe a mendoni qe nese ishin kanë përfitimet e mëdhaja nuk e kisha rregullu këtë qeshtje“, thotë ai.

I pyetur deri në sa para ai mund t’I fitoj brenda ditës, Mc Qopa thotë se kjo varet sa je lojtar. Mund edhe të dalësh minus.

“Mund edhe të mos fitosh asgjë brenda ditës dhe mundesh me kanë edhe minus pasi që nëse je lojtar t’i nuk merr vetem dhurata por edhe jep, dhe si filozofi e lojës është që nëse një njëri që të përkrah me gifte ai fillon bëhet lojtar dhe obligative të behet ta nderosh atë në të kundërtën nuk mbijeton si lojtar”, deklaroi ai.

Emri i Mc Qopës është përmendur edhe tek video e Dardan Demirit. Sipas tij në atë lojë me Aleks Vishaj kanë fituar deri në 40 mijë euro.

Por sipas Qoppës nuk është e vërtetë.

Ai thotë se ka fituar 2.300 dollar.

“Ne lojën me Aleks Vishen është fol që kam fitu një shumë që do ta dëshiroja për një muaj me fitu por realiteti ka qenë ndryshe sepse ne total kam fitu 2.300 dollar pa i marr parasysh reklamat qe i kam ba boost”, thotë ai.

Ndërsa i pyetur se a paguan tatim shtetit për përfitimet që merr nga lojërat aty, Qopa thotë se jo.

“Po besoj qe ka qene vetem muhabet kjo e tatitemeve ngaqe ne asnjë nen nuk e kam lexuar që duhet të përgjigjem per dhuratat qe i marr dhe aq ma pak kur tiktoku i ka te rregulluara ato gjana, besoj qe tatimet ne fitim duhet cdo qytetar me i pagu”, thotë ai.

Dhe në fund Mc Qoppa tregon se i shpenzon 1 deri në 4 orë brenda ditës në TikTok.

Përdorues të njohur nga Kosova janë edhe këngëtari Fero i cili shihet shumë shpesh duke hyr live bashkë me Vali Corleone dhe Rasim Avdylin.

E Po ashtu së fundi është edhe ish banori i “It’s my Home” Lulzim Jashari.